COTTO BRASSERIE & RESTAURANT

Bëhuni dëshmitar të artit të gatimit përmes shërbimit të kompletuar nga COTTO Brasserie & Restaurant. E vendosur në Ferizaj, gjegjësisht në qendrën tregtare The Village, gatimet e COTTO-s mund t'i shijoni në pjesën e ndarë veçmas në formë brasserie, apo në hapësirën e dedikuar si restaurant mesdhetar. Në COTTO Brasserie & Restaurant gjeni meny ushqimore e cila prek kuzhinat më popullore duke u sjellur një gamë të gjerë zgjedhjesh, si ushqimet tradicionale italiane, greke, turke, franceze, e spanjolle. Çdo përbërës i pjatave të shërbyera nga stafi i COTTO Brasserie & Restaurant përzgjedhet dhe përgatitet me kujdes të shtuar. Ushqimin tuaj mund ta shoqëroni me verërat tona më cilësore të importuara nga Italia dhe Franca, apo dhe ato të preferuara vendore.

PËRVOJË GASTRONOMIKE

DETAJET QË NA BËJNË TË VEÇANTË

ART I VERËS

Një koleksion ekskluziv verërash për njohësit e shijes së vërtetë.

KULINARI ME IDENTITET

Receta të ndërtuara mbi balancë, kreativitet dhe standard të lartë gastronomik.

PËRVOJË COTTO

Ambient i rafinuar, shërbim korrekt dhe detaje që bëjnë diferencën.

Menu Festive

Në një fundvit plot ngjarje, momenti më i mirë është ai kur ulesh në një tryezë të ngrohtë me kolegët dhe miqtë që kanë qenë pjesë e çdo suksesi.

Në COTTO ju presim me një Menu Festive të përgatitur me kujdes, perfekte për ata që duan të festojnë qetë, me shije dhe atmosferë impozante 🍽️❤️

Rezervoni tani vendin tuaj!

+383 44 231 000

Në COTTO krijojmë së bashku kujtimet më të bukura.

Food gallery

Ne përdorim vetëm përbërësit më të freskët

COTTO team

Ekipi Ynë

Shef

Ravajol Jorgo Hasani

Kuzhinieri me famë ndërkombëtare, që ka punuar në restorantet më luksoze të botës, duke i shërbyer dhe shumë VIP-ave, si Presidentit të Kanadasë, Justin Truedo, këngëtarës Rihana dhe shumë e shumë personaliteteve të tjera të fushës së modës, muzikës dhe politikës gjihashtu.⁣

info@hotelrubis.com
Menaxhere në Hotel Rubis dhe Restaurant Cotto

Edona Cakolli

Edona filloi punen e saj te pare ne Hotel Rubis, duke treguar aftesi te shkelqyeshme menaxhuese. Edona motivon stafin me pasionin e saj per te udhehequr dhe menagjuar ne menyre korekte dhe transparente. Sherbimi i shkelqyer ndaj klienteve, eshte ajo qe Edones i jep shtytje per te kryer punen e saj me pergjegjesi te plote.
Edona me paraqitjen e saj pozitive, motivuese dhe profesionale, shton kualitet dhe cilesi ne procesin e menaxhimit te Hotel Rubis dhe Cotto Restaurant.

info@hotelrubis.com
Shef në kuzhinen Cotto

Dardan Shabani

Dardani duke pasur pasion kuzhinen, ne moshe te re filloi punen ne kuzhina te hoteleve prestigjioze ne Kosove! Dardani eshte ambasador i kuzhinierit me renome boterore Ravajol Jorgo Hasani. Dardani me sukses dhe pasion udheheq stafin e kuzhines ne Restoran Cotto dhe Hotel Rubis.
Dallohet me saktesine e implementimit te pjates se shijshme, elegante dhe te mbushur me ushqim kualitativ.
Buzeqeshja e tij, pozitiviteti, percjellet edhe ne pjaten qe sherbehet ne Cotto Restoran

menu

MENU MËNGJESI

Kjo meny shërbehet vetëm nga ora 08:00-11:00

VEZË BENEDIKT 

(Bukë e thekur, vezë, spinaq, salcë holandeze)
4.80€

VEZË NË SY 

(Vezë, djathë, domate, tranguj, bukë shtëpie,ullinjë, suxhuk, proshutë)

4.80€

Omletë natyral 

(Vezë, djathë, domate, tranguj, bukë shtëpie, ullinjë, suxhuk, proshutë)
4.80€

VEZË NË SY ME SUXHUK SHTËPIE 

(Vezë, djathë,domate, ullinjë, bukë shtëpie, suxhuk)

4.80€